Në Egjipt votohet për Dhomën e Ulët të Parlamentit
Në Egjipt që sot në orën 8.00, në 27 provinca egjiptiane, u zhvillua ballotazhi për
zgjedhjet në Dhomën e Ulët të Parlamentit. “Vëllezërit myslimanë”, që e deklarojnë
veten të moderuar, dhe selafitët, islamikë radikalë, mbizotërojnë me 60% të votave,
fituar në turnin e parë. Në Egjipt në turnin e parë të zgjedhjeve selafitët korrin
sukses më 24 % të votave. Mbi 60% së bashku me Vëllezërit myslimanë. Partia liri e
drejtësi e Vëllezërve myslimanë ka fituar 36,62% (3,5 milion vota), selafitët dhe
Nour (drita) kanë fituar 24% (2,3 milion vota), al-Wasat (islamikët e moderuar) 4,27%
(416 mijë vota). Liberalëve të Bllokut egjiptian i shkojnë një milion e 300 vota:
janë partia e tretë me 13,35%. Ky rezultat sikur thamë i referohet vetëm 9 guvernatorëve
nga 27 që janë gjithsejtë, duke përfshirë Kajron dhe Aleksandrinë. Nga rezultatet
shihet qartë orientimi i Vendit drejt islamizimit e është vështirë që në turnet e
ardhshme elektorale të ketë ndonjë ndryshim nga ky drejtim. Martona elektorale për
zgjedhjen e Dhomës së Ultë do të përfundojë më 10 janar. Vetëm atëherë komisioni i
lartë i zgjedhjeve do të japë numrin e saktë të vendeve që ka çdo parti. Sipas analistëve,
është qartë që Vëllezërit myslimanë të Plj nuk do të hyjnë në aleancë me talibanët
e Nour për të udhëhequr Egjiptin. Udhëheqësi i lartë i reformave të Egjiptit dhe
fituesi i Çmimit Nobel, MuhamedEl-Baradei, tha se të rinjtë liberalë,
pas kryengritjes, që qoi në largimin e Hosni Mubarakut në shkurt, kanë qenë të "asgjësuar"
nga islamikët deri më tani. Ai, gjithashtu, shprehu shqetësim për rritjen e vijës
së ashpër të elementëve fetarë për të mbrojtur idetë ekstremiste.