2011-12-02 18:55:08

Për Krishtlindje, Tv bavareze “Bayerischer Rundfunk” i ofron Papës një nismë artistike.


Televizioni bavarez “Bayerischer Rundfunk” i ofroi Papës një nismë artistike për Krishtilindje, titulluar “Koha e Ardhjes dhe Krishtlindja në Paraalpet bavareze - nga Qielli në tokë”, që u shfaq sot pasdite në Sallën Klementine, në Vatikan. Në hyrje të manifestimit, kompozitori Hans Berger dhe grupi i tij muzikor i drejtuan Benediktit XVI një përshëndetje në muzikë, me këngën “Gott grüsse Dich” dhe me pjesën e parë të Oratorit të Krishtlindjes, kushtuar “Ardhjes”, titulluar “Gëzohuni, këndoni e bini veglave muzikore”, pasuar nga disa këngë dhe pjesë muzikore të të njëjtit autor, ekzekutuar nga Grupi i madh Hans Berger.Më pas u shfaq filmi me titull “Nga qielli, në tokë - Koha e Ardhjes dhe Krishtlindja në Paraalpet bavareze”, vepër e Sigfrid Esslinger, kushtuar atmosferës njerëzore e shpirtërore të Krishtlindjes në qytezat, kishat, famullitë e familjet e landit gjerman. Më pas, pjesa II e Oratorit “Krishtlindja”, dhe përshëndetjet e fundit.








All the contents on this site are copyrighted ©.