2011-11-30 11:59:32

Iran: Londra e Oslo mbyllin ambasadat në Teheran


Britania e Madhe ka larguar tërë personelin e ambasadës në Iran, pas sulmeve kundër dy përfaqësive diplomatike në Teheran, si reagim ndaj masave ndëshkuese miratuar në mënyrë unilaterale nga Britania e Madhe, Kandaja e SHBA. Një grup i personelit diplomatik i Britanisë gjendet në aeroportin e Teheranit në pritje të fluturimit për Dubai. Për të vlerësuar ngjarjen është caktuar për sot një mbledhje e re e ambasadorëve evropian në Teheran. Sipas gjasave argumenti do të jetë edhe në qendër të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së nesër në Bruksel. Sekretarja e Shtetit Amerikan, Hilari Klinton, e quajti ngjarjen e sulmit ndaj ambasadës britanike “dhunë” e “fyerje” ndaj bashkësisë ndërkombëtare. SHBA – pohoi H. Klinton – e dënojnë këtë sulm me fjalët më të ashpra të mundshme”. Ndërkaq presidenti i parlamentit iranian tha se dënimi nga ana e Këshillit të sigurimit të OKB-së është “e përshpejtuar” e do të sjell “jo stabilitet” në sigurinë globale.
Edhe Qeveria norvegjeze ka mbyll ambasadën e vet në Teheran pas sulmeve të djeshme kundër përfaqësisë diplomatike britanike në kryeqytetin iranian. Njoftimin e dha vet qeveria e Oslos sipas së cilës personeli diplomatik norvegjez gjenden akoma në Teheran e nuk janë marr vendime rreth evakuimit të punonjësve të ambasadës.







All the contents on this site are copyrighted ©.