2011-11-29 18:40:49

OKB-ja dënon dhunën në Siri


Në Siri janë bërë “krime kundër njerëzimit”: ky është denoncimi i Komisionit ndërkombëtar i hetimit themeluar nga Këshilli i të drejtave njerëzore pranë OKB-së. Menjëherë pas sanksioneve ekonomike të Lidhjes arabe kundër Sirisë, edhe Bashkimi evropian po përgatitet për ashpërsimin e masave ndëshkuese kundër Damaskut, sidomos në sektorin e energjisë. Nga Brukseli bëjnë të ditur se është arritur një marrëveshje paraprake për zgjerimin e sanksioneve të BE-së në fushën e eksportit të teknologjisë në sektorin e gazit e naftës që përdorët për veprimtarinë e nxjerrjes, përpunimit e prodhimit.
Edhe përkundra thirrjeve ndërkombëtare, dhuna në vend vazhdon: sipas aktivistëve, së paku 15 vetë janë vrarë në rajonin qendror të Homs e Hama, në atë veri-perëndimor të Dayr za Zot e në atë veri-lindor të Kamishli. Agjencia zyrtare njofton për katër ushtarë të vrarë nga forcat terroriste në Homs, Hama e në lagje të Damaskut.
Për herë të parë që nga fillimi i represionit, Qeveria e Damaskut gjatë një konference shtypi ka shfaqur një filmim prej disa minutash në të cilin “tregohen pamje të krimeve të bandave terroriste të armatosura”, gjithnjë sipas burimeve zyrtare të regjimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.