2011-11-29 17:56:35

Jeronim De Rada, në përvjetorin e lindjes


Jeronim De Rada
(1814-1903), shkrimtari më i mirënjohur i letërsisë arbëreshe, figura më e shënuar e lëvizjes kombëtare shqiptare në Italinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë, bir i një prifti ortodoks në Maq (ital.
Macchia Albanese) në malet e krahinës së Kozencës, lindi më 29 nëntor 1814. Autorin e poemës së pamort 'Këngët e Milosaos' (1836), nën titullin italisht
Poesie albanesi del secolo XV. Canti di Milosao, figlio del despota di Scutari
(Poezi shqiptare të shekullit XV. Këngët e Milosaos, bir i despotit të Shkodrës) e të një mori veprash të tjera, si
Canti storici albanesi di Serafina Thopia, moglie del principe Nicola Ducagino, Napoli 1839 (Këngë historike shqiptare të Serafina Topisë, gruaja e princit Nikollë Dukagjini, 1839), që kërkojnë një hapësirë të veçantë, po e kujtojmë sot me vargjet simbolike, shkëputur pikërisht nga Këngët Milosaos:

“Përse të venë në det
Mendimet, zemëra ime?
Zbardhuan anijezat,
Panë këndej e u fshehën…
Erdhi dita e Arbërit!
Doemos do vdesim
Mbi shtrat, në mos rënçim
Në prag të shtëpive tona:
E nën dhe do të harrohen
Shokët e vëllezërit
Krojet e katundi ynë!
[...]

Duhet përmendim edhe disa vepra tjera si le Quattro Storie – Katër Histori 1847: Le Rapsodie – Rapsoditë 1866; la Grammatica albanese – Gramatika shqipe me emrin e djalit Giuseppe (zef) 1871; Scanderbeccu i pa – faan 1872-1884; Fiamuri Arbërit – 1883-1887; Antologia albanese Antologjia shqipe 1986 e tjera.

I vetmuar, i varfër, gjysmë i verbuar, i uritur, De Rada vdiq në vendlindje, në malësinë e Kalabrisë, më 28 shkurt 1903 - fund tragjik, jo i pazakontë ndër shqiptarë, ky për një figurë të kaq të madhe të kulturës shqiptare, në veprat e të cilit Shqipëria u bë realitet poetik, para se të ishte bërë entitet politik.







All the contents on this site are copyrighted ©.