2011-11-24 15:48:10

Kontributi i Universitetit Katolik të Tiranës në formimin e punonjësve të shëndetësisë, ndërsa në Vatikan mblidhen veprimtarët e kësaj fushe nga mbarë bota


Filloi sot në Vatikan, Konferenca ndërkombëtare e Këshillit Papnor për Veprimtarët e Shëndetit, me temë “Baritoria e shëndetit në shërbim të jetës, në dritën e magjisterit të të Lumit Gjon Pali II”. Pikërisht, Papës Vojtila iu kushtua një akt i veçantë përkujtimor, me relacione të kardinalit Fiorenco Angjelini, kryetari i mëparshëm i dikasterit vatikanas për shëndetin dhe të kardinalit Stanislau Xhivish, kryeipeshkëv i Krakovisë e sekretar personal i Gjon Palit II. Ishte e natyrshme që veprimtarët e shëndetësisë, të ardhur nga të gjitha vendet e botës, të reflektonin mbi “teologjinë e vuajtjes”, simbol i së cilës u bë vetë Papa Vojtila, gjatë viteve të fundit të jetës.
Në ditët e konferencës, e cila do të vazhdojë deri më 26 nëntor, nuk do të mungojnë dëshmitë dhe propozimet e njerëzve të Kishës Katolike, që merren drejtpërdrejt me asistencën e të sëmurëve e me baritorinë në ambientet spitalore, por edhe konfrontimet me përvojën e eksponentëve të Kishave ortodokse e të atyre protestante, të pranishëm në këtë takim.
Edhe Kisha Katolike në Shqipëri është plotësisht e impenjuar, përkrah shqiptarëve, në fushën e shëndetësisë. Janë të njohura ambulancat dhe qendrat shëndetësore të saj, anembanë vendit, të cilat dallohen për shërbimin, që u japin të gjithëve, pa dallim. Kisha punon gjithashtu pa u lodhur edhe për formimin e veprimtarëve të shëndetësisë, me Universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Pikërisht për këtë universitet duam t’ju flasim sot, përmes intervistës së kryeredaktorit tonë, don David Gjugja me drejtorin teknik të Qendrës së Rehabilitimit dhe të Mjekësisë Sportive të ateneut, Pjetër Naraçi. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.