2011-11-23 18:04:12

Në Jemen, presidenti Saleh largohet, por me garanci të papranueshme


Pas 33 vjetësh në fuqi e pas 10 muajsh proteste, presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh nënshkroi marrëveshjen për kalimin e pushtetit në duart e zëvedësit të tij, Abd-Rabbo Mansour Hadi, në këmbim të imunitetit të tij e të familjes. Marrëveshja me opozitën jemenite, nënshkruar në Riad, në praninë e mbretit saudit Abdullah dhe të ministrave të jashtëm të vendeve të Gjirit Persik, parashikon që Saleh të mbetet president nderi për 90 ditë.
Mijëra vetë shpërthyen në gëzim e festë nëpër rrugët e kryeqytetit Sana’a, megjithëse sot paradite protestuan kundër garancive të fituar nga Saleh. Ekziston rreziku, që 90 ditët, t’i japin atij kohë për të vazhduar të ndikojë mbi të ardhmen e Jemenit.







All the contents on this site are copyrighted ©.