2011-11-23 17:58:48

Më 18 dhjetor, Papa do të takohet me të burgosurit në burgun romak të Rebibia-s.


Më 18 dhjetorin e ardhshëm, e diela e katërt e Kohës së Ardhjes, Benedikti XVI do të shkojë për vizitë baritore në Kompleksin e ri të Burgut Rebibbia, në Romë. Në orën 10.00, në kishën qendrore të burgut, kushtuar “Atit tonë që është në qiell”, Papa do të takohet me të burgosurit e do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. Para se të largohet nga Kompleksi – në orën 11.30 - e të rikthehet në Vatikan për kremtimin e lutjes së Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI do të bekojë një fidan, që pastaj do të mbillet, për kujtim të kësaj vizite.







All the contents on this site are copyrighted ©.