2011-11-23 18:01:18

Massimo Gaiani, ambasadori i ri italian në Tiranë


Ministria e Jashtme Italiane bëri të ditur sot emrat e tri ambasadorëve të rinj, në Irlandë, në Shqipëri dhe në Ekuador. Në Tiranë do të shkojë Massimo Gaiani.
Lindur në Adis Abeba të Etiopisë, në vitin 1956, Gaiani ka hyrë në diplomaci më 1982. Që nga viti 2005, ka qenë këshilltar diplomatik i Ministrit për Politikat e Bashkimit Evropian, detyrë që e ka kryer edhe me ndërrimin e ministrave. Është emëruar gjithashtu, Koordinator i Zyrës së Sekretarisë së Komitetit Ndërministror për punët e Bashkimit Evropian.
Jashtë Italisë, ka shërbyer në Konsullatën kanadeze të Montrealit, ku është marrë me çështje tregtare e, më pas, në Përfaqësinë e përhershme të Italisë pranë Komunitetit të atëhershëm Ekonomik Evropian dhe në Ambasadën italiane në Uashington. Në Ministrinë e Jashtme, ka punuar në Drejtorinë e Punëve Ekonomike, në Sekretarinë e Përgjithshme, në Drejtorinë e Integrimit evropian dhe në Drejtorinë e Personelit.







All the contents on this site are copyrighted ©.