Në ditën e pestë të protestave kundër juntës ushtarake egjiptiane, mbërrin denoncimi
i Çmimit Nobel për Paqen, Mohamed El Baradei, i cili foli për “masakër” dhe deklaroi
se është përdorur gaz lotsjellës nervin kundër demonstruesve. Ky lloj gazi lë pasoja
dhe është kanceroz. Ushtarakët egjiptianë pranuan mbrëmë dorëheqjen e qeverisë Sharaf
dhe premtuan së zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshëm.
Por, pa një datë të saktë, egjiptianët nuk janë të bindur për vërtetësinë e premtimeve,
prandaj edhe sot dolën në sheshe. Policia ndërhyri duke shkaktuar viktima të tjera,
ndër të cilët edhe një fëmijë 10-vjeçar. Komisariati i Lartë i OKB-së për të drejtat
e njeriut kërkoi hetime të pavarura për ngjarjet e fundit në Egjipt.