2011-11-22 15:26:36

Shpejt, ambasada izraelite do të hapet në Tiranë


Izraeli do të hapë së shpejti ambasadën e vet në Shqipëri. Lajmi i është dhënë kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet për vizitë zyrtare triditore në shtetin hebraik. Aktualisht, Izraeli përfaqësohet nga një ambasador, që nuk qëndron në Tiranë. Në bisedimet me autoritetet e vendit, Berisha theksoi gatishmërinë për më tepër bashkëpunim me Tel Avivin dhe e ftoi presidentin Shimon Peres për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kujtojmë se Shqipëria e populli shqiptar konsiderohen “të drejtë” nga izraelitët, që u janë atyre mirënjohës për faktin se asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve gjermanë gjatë Luftës II Botërore. Shoqata shqiptaro-hebraike i dha Sali Berishës titullin “Anëtar nderi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.