Një milion vetë mbushën sot sheshin Tahrir në Kajro të Egjiptit, pas ndeshjeve, që
shkaktuan 28 viktima, vetëm sipas burimeve zyrtare, e një të plagosur çdo 5 sekonda.
Populli kërkon kalimin e pushtetit nga duart e ushtarakëve në ato të civilëve. Edhe
dy gjeneralë janë përzierë me turmën, në mbështetje të protestave. Në manifestim nuk
merr pjesë partia e “Vëllezërve Myslimanë”, e cila është shprehur për dialog me juntën
ushtarake, që nuk e ka pranuar dorëheqjen e qeverisë aktuale. Ndoshta, Mohamed El
Baradei, eksperti i njohur i Agjensisë për Energjinë Atomike, mund të emërohet kryeministër
i ri.