2011-11-21 16:37:12

“Botimet françeskane” në Panairin e Librit në Tiranë


Para pak ditësh u zhvillua në Tiranë, Panairi i Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e botuesve nga Kosova e Maqedonia. Në program, pati edhe një veprimtari për arbëreshët, në kuadrin e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë e të kontributit të tyre në historinë italiane. Titujt e rinj, të paraqitura nga shtëpitë e ndryshme botuese, ishin këtë vit gati sa një e treta e titujve të rinj të vitit 2010 dhe shitjet ishin më të pakta. Por interesi i popullsisë për librin nuk është shuar. Panairin e vizituan mijëra njerëz, në katër ditëshin e hapjes së tij në kryeqytetin e Shqipërisë. Në njërën nga stendat, paraqiteshin “Botimet françeskane”. I pranishëm, Provinciali i urdhërit, atë Gazmend Tinaj, të cilin e ftuam në mikrofonin tonë…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.