2011-11-20 18:32:11

Papa në Benin, në ceremoninë e lamtumirës: Vendi afrikan t’i tregojë botës rrugën për ta jetuar vëllazërimin e vërtetë


Pak u shtoi këtyre fjalëve, ceremonia e lamtumirës, që u zhvillua sot pasdite në aeroportin e Kotonusë, para nisjes së Atit të Shenjtë për në Vatikan. Pasi falenderoi për mikpritjen, Papa foli për Afrikën e për Beninin, si tokë shprese, pasi këtu gjenden akoma vlerat e vërteta njerëzore, për ruajtjen e të cilave, mund të kontribuojë edhe Nxitja Apostolike pas sinodale “Africae munus”. Benedikti XVI kujtoi kardinalin beninez Bernardin Gantin dhe kontributin e tij në jetën kishtare të vendit, si edhe harmoninë në marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe Kishës. Fjala “Vëllazërim”, theksoi Papa, është e para e tri fjalëve të motos kombëtare të Beninit. E duke i bërë jehonë krenarisë vendase, Ati i Shenjtë u la afrikanëve këto fjalë:RealAudioMP3
“Të jetosh së bashku si vëllezër, pavarësisht nga ndryshimet e ligjshme, nuk është utopi. Pse një vend afrikan të mos i tregojë botës rrugën për të jetuar vëllazërimin e vërtetë në drejtësinë e bazuar mbi madhështinë e familjes e të punës? Jetofshin afrikanët të pajtuar, në paqe e në drejtësi! Ja urimi që u bëj me besim e shpresë, para së të largohem nga Benini dhe nga kontinenti afrikan”.







All the contents on this site are copyrighted ©.