2011-11-19 14:14:00

Vatra e “Paqes dhe e gëzimit”.


Kjo Vatër ngrihet mbas Famullisë së Shën Ritës së Kotonusë, që i jep emrin gjithë lagjes. Mbahet nga 6 rregulltare të Kongregatës së Motrave të Bamirësisë, themeluar nga e Lumja Nënë Terezë. Motrat kujdesen kryesisht për disa dhjetra fëmijë të braktisur ose të sëmurë. Por i sigurojnë ndihmë ushqimore dhe fëmijëve të tjerë të zonës, që vuajnë nga pasojat e ushqimit të keq ose të pamjaftueshëm.
Ndërmjet fëmijëve, të strehuar nga Rregulltaret e Bamirësisë, ka edhe disa të sëmurë nga Sida. Vizita e Papës në këtë vatër dhimbjesh, që motrat misionare përpiqen ta kthejnë në vatër gëzimi, ishte rast i përshtatshëm për të vënë theksin edhe mbi plagën e rëndë të Sidës, që lëndon dramatikisht trupin e Kontinetit të zi.










All the contents on this site are copyrighted ©.