2011-11-19 14:14:52

Seminari i Shën Gal.


I përuruar më 17 shkurt 1914 nën drejtimin e atë Antoni Gotje, rregulltar i Shoqërisë së Misioneve Afrikane (S.M.A.), ndodhet 3 kilometrea në veri të qytetit të Ouidah dhe është më i vjetri në të gjithë Afrikën perëndimore. Nga viti 1923 pranon kandidatë për meshtari edhe nga vikariatet e tjera (Togo, Nigeri, Bregu i Fildishtë, Qendra e Afrikës, Kongo), duke u bërë, kështu, seminar ndër-vikarial. Punimet për zgjerimin e ndërtesës, që u bënë të nevojshme për shkak të rritjes së vazhdueshme të thirrjeve, u financuan nga ipeshkvi i qytetit Sent Gal (Zvicër), emrin e të cilit mban sot Seminari. Ndërsa vetë qyteti zviceran e mori emrin nga Shën Gali, vetmitar irlandez, vdekur në Zvicër, në vitin 630. Kapela e Seminarit i kushtohet Shën Terezës së Krishtit Fëmijë, pajtore e misioneve. Në vitin 1955, drejtimi i seminarit i kaloi Shoqërisë së Meshtarëve të Shën Sulpicit (P.S.S,), të cilët e mbajtën deri më 1971, kur kaloi në duart e klerit beninas. Rektori i parë afrikan i Seminarit është atë Moise Akapko. Sot në seminar numërohen 147 seminaristë, nga të cilët 124 të brendshëm e 23 të jashtëm (rregulltarë kamilianë e kapuçinë), ardhur nga Benini e nga Togo. Këtu e kanë selinë edhe 12 priftërinj dioqezanë.
Në hyrje të Kapelës së Seminarit Papën e priti Rektori, ndërsa brenda ishin të pranishëm disa meshtarë dhe rregulltarë të moshuar ose të sëmurë si dhe një grup i vogël të gërbulurish.








All the contents on this site are copyrighted ©.