Papa në seminarin e Oudiah: Feja të jetë e vërtetë, larg sinkretizmave
Në orën 11.15 Papa ishte në Oudiah, ku vizitoi varrin e kardinalit Bernardin Gantin,
në Kapelën e Seminarit Sen Gall, për t’u takuar, më pas, me meshtarët, seminaristët,
rregulltarët e besimtarët laikë, në Oborrin e Seminarit. “Paqe, drejtësi
e pajtim”: tri vlera që i imponohen jetës së njeriut të pagëzuar si ideal ungjillor
themelor. Kërkojnë, natyrisht, të pranohen me gjithë shpirt nga meshtarët, rregulltarët
e besimtarët laikë, të cilët duhet të jetojnë një jetë të krishterë të shenjtë, në
shërbim të ndërtimit të një bote të re”. Kjo ishte pjesa kryesore e fjalimit, drejtuar
nga Papa seminaristëve, rregulltarëve dhe laikëve, që e prisnin në seminarin ndërvikarial
të Seint Gall në Oudiah. Ati i Shenjtë shprehu besimin se do të ndërtojnë një kishë
afrikane të re e të bashkuar, në të cilën gjithë të pagëzuarit janë një në Krishtin: “L’amour
pur Dieu révéléat pur sa Parole… Dashuria për Zotin, që na u dëftua,
e për Fjalën e tij, dashuria për sakramentet e për Kishën, janë ilaçi më i mirë kundër
sinkretizmave, që të largojnë nga rruga e drejtë. Kjo dashuri ndihmon për integrimin
e vlerave të vërteta të kulturave të fesë së krishterë; të çliron nga okultizmi e
fiton mbi shpirtrat keqbërës, sepse ka forcën e vetë Trinisë Shenjte”.Kështu
u shpreh Papa, në qytetin prej nga niseshin skllevërit e shitur prej bashkatdhetarëve
e tyre në tregjet e të bardhëve. Këtu ndodhet akoma “Porta e ikjes pa kthim”, e
po këtu, me rastin e Jubileut të vitit 2000, të krishterët ndërtuan “Portën e faljes”.