Ouidah është një nga qytetet e departamentit “Atlantique” të Beninit. Prej këtu, pas
një rituali, që i përjashtonte nga feja Vudù, niseshin skllevërit, të cilët bashkatdhetarët
i shisnin në tregjet e të bardhëve. Për t’u shënuar, “Porta e ikjes pa kthim”, sot
objekt muzeal: skllevërit, që vdisnin para se ta kishin kapërcyer pragun e saj, prej
këndej, ende të papërjashtuar nga feja tradicionale, varroseshin në tokë. Ndërsa ata,
që e kishin kapërcyer këtë prag, nuk konsideroheshin më njerëz, prandaj flakeshin
në oqean. Në Jubileun e Vitit 2000, të krishterët ndërtuan ‘Portën e faljes’. Në
fshat jetojnë Bukono-t, kryepriftërinj vudù, të caktuar për kremtimin e riteve të
para të fesë tradicionale. Për t’u kujtuar, edhe fortesa São João Baptista de Ajudá,
kështjellëz, e ndërtuar nga portugezët në vitin 1721, që mbeti në territorin portugez
deri më 1961. Fortesa luajti një rol shumë të rëndësishëm në fushën e tregtisë së
skllevërve. E restauruar me financime portugeze, sot kështjella është shndërruar në
muze.