2011-11-19 16:16:23

Ndërroi jetë Atë DEDË MARKOLAJ


Bashkësia e Etërve Françeskanë të Tuzit të Malit Zi japin lajmin që dje më 18 nëntor ndërroi jetë françeskani shqiptar nga fshati Ljare i Malit të Zi. Rregulltar françeskan shembullor, meshtar i palodhshëm e i vëmendshëm ndaj nevojave shpirtërore të popullit, dëshmitar besnik i Ungjillit të Krishtit e predikatar i ëmbël i Lajmit të Mirë. Françeskan i pasionuar për Zotin e përherë afër misioneve të etërve françeskanë nëpër Malsinë e Malit të Zi. Mesha e dritë u kremtua sot më 19 nëntor në Kishën e Tuzit nga kryeipeshkvi i Tivarit imzot Zef Gashi në bashkëkremtim me Vikarin e Përgjithshëm të kësaj kryedioqeze Atë Pashko Gojçja dhe etërit tjerë Françeskanë. Ceremonia e varrimit u mbajt në varre të Tuzit ku pushon trupi i të ndjerit atë Dedë Markolajt.
Atë Dedë Markolaj lindi me 06.02.1924. në Ljare. / Prindit : Zefi e Marie Vukmaraj /
U pagëzua në të njëjtin vit me emër Gjokë.
Pasi kryu shkollën fillore në vendlindje, kaloi në Shkodër në seminarin e kolegjin françeskan në vitin 1936.
Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin françeskan “Illyricum”.
Me 15.09.1940 hyn në noviciatin e etërve françeskan deri me 16.09.1941 në Troshan, ku edhe banë kushtet e para të jetës rregulltare.
Kushtet e përjetshme të jetës rregulltare ndër françeskanë i bëri me 30.07.1945. në Shkodër.
Studimet filozofiko – teologjike i filloi më 1947 në Seminarin katolik të Dubrovnikut, ku edhe u edhe u diplomua pas 5 vjetësh.
Shugurohet meshtar gjithnjë në Dubrovnik me 09.06.1950.

Shërbimet meshtarake:

Gjatë viteve 1951-55 shërbeu si kapelan në spitalin e Dubrovnikut.
Prej vitit 1955 - 61 shërbeu në “Mali Loshinj” – Kroaci.
Pastaj nga vitit 1961- 63 e udhëheq bashkësinë kishtare famullinë e Kunes e të Janjines në Peleshac / Kroaci .
Gjatë viteve 1963- 64 shërben si kapelan në Rijekë në bashkësinë e famullisë Kishtare të “Shën Kollit”.
Në kryedioqezën e Tivarit kthehet në vitin 1964.
Gjatë viteve 1964 -66 shërben në famullinë kishtare të Ljares si administror.
Nga viti 1966 deri në vitin 2000 për 34 vjet me radhë shërben si famullitar i bashkësisë së Grudes.
Prej vitit 1991 jeton në Tuz, gjithnjë si famullitar i Grudës.
Në vitin 2000 del në pension.
Disa herë me radhë ka qenë prior i Misionit Françeskan në Malsi.







All the contents on this site are copyrighted ©.