2011-11-19 14:14:24

Bazilika minore e Ouidah.


Kushtuar Zojës së Papërlyer, e para katedrale në Afrikë, u përurua në vitin 1909, duke u bërë pikënisje për Ungjillëzimin e zonës. Ndërtesa, me formë që të kujton arkitekturën gotike evropiane, lartohet në sheshin e mbledhjes së popullit dhe të burgjeve, ku qenë mbyllur misionarët dhe shumë besimtarë të krishterë. E ngritur nga Gjon Pali II në rangun e Bazilikës Minore në vitin 1989, mund të zërë 800 vetë. Këtu kardinali Bernardin Gantin kremtoi një Meshë solemne më 3 shkurt 2007, me rastin e Jubileut të tij të artë ipeshkvnor, apo të 50-vjetorit të misionit të tij si ipeshkëv.
më 9 maj 2009 Katedralja kremtoi njëqind vjetorin e themelimit.








All the contents on this site are copyrighted ©.