2011-11-18 14:08:34

Republika e Beninit


Shtet i Afrikës perëndimore, shtrihet në Jug të Gjiirt të Beninit, me një bregdet rreth 120 kilometra. Kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fazon dhe Nigerin. Me shtrirje ndërmjet lumit Niger në veri dhe gjirit të Beninit, në Jug, lartësia e territorit është pothuajse e njëllojtë në zonat e ndryshme të vendit. Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zonat fushore bregdetare, në jug të vendit, ku kanë lindur qytetet kryesore, ndërmjet të cilave, Porto-Nuovo dhe Kotonu.
Zonat veriore janë kryesisht pllaja gjysëm të zhveshura, me bimësi të paktë, të mbluara nga savana,
I pavarur që nga viti 1960, me emrin Republika e Dahomey, më 1975 vendi merr emrin Republika Popullore e Beninit. Më 1990 nga emri i vendit afrikan shlyhet epiteti ‘popullore’.
Sot njihet si Republikë presidenciale, me kryeqytet Porto Nuovo-n, me seli qevritare Kotonu.
Asambleja Kombëtare, apo Parlamenti përbëhet nga 83 deputetë, që zgjidhen çdo 4 vjet. Kryeministri dhe presidenti zgjidhen, me zgjedhje presidenciale të veçanta, që organizohen çdo 5 vjet. Presidenti emëron Këshillin e Ministrave.
Në Benin jetojnë rreth 40 grupe të ndryshme etnike, ndër të cilët, më i madhi është ai, që njihet me emrin Fon (40%), pasuar nga Joruba (12%), Axha(11%); Somba(5%); Ani (3%) dhe etni të tjera (29%). Shumica e grupeve etnike kanë gjuhën e tyre, ndërsa si gjuhë zyrtare e vendit njihet frëngjishtja.
Benini është anëtar i OKB-së, i FMI-së, BM-së, Bashkimit Afrikan, Bashkimit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Kryeqyteti: Porto Novo (235 mijë banorë).
Qytete të rëndësishme: Kotonu (757.356); Ouidah (65.000); Abomey (130.000).
Gjuha zyrtare : franceze
Sipërfaqja: 112.622 kmk
Popullsia: 8.779.000 banorë (55 % e të cilëve banojnë në qytete)
Besimet: tradicionale (65%), katolikë(17%); myslimanë(15%), protestantë(3%).
Monedha: Frëngu CFA ( 1€ =655 Frëng CFA)PBB (Prodhimi i Brendshëm Brut)/banorë: 1.255 $ US në vitin 2010.







All the contents on this site are copyrighted ©.