2011-11-18 12:36:54

Papa: telegram presidentit Napolitano, lutjet e mia për popullin italian


Benedikti XVI është nis sot paradite në udhëtimin e tij apostolik për në Benin ku do të qëndrojë deri të dielën. Me rastin e këtij shtegtimi ndërkombëtar apostolik në Afrikë, Papa si zakonisht i dërgoi telegramin përshëndetës Kreut të Shtetit italian në të cilin shkruhen: “Në çastin kur po nisem për udhëtimin apostolik në Benin nxitur nga dëshira e flaktë për ti takuar vëllezërit në fe dhe banorët e atij kombi të dashur, pranoni përshëndetjen time të posaçme së bashku me lutjet e përzemërta për të mirën dhe prosperitetin e mbarë popullit italian”.







All the contents on this site are copyrighted ©.