2011-11-18 14:53:24

Papa: Afrika është një mesazh i madh për botën egoiste


“Ajo që është e rëndësishme për progresin civil është kapërcimi i pengesave të egoizmit”. E me të gjitha kundërshtitë, Afrika mund të përfaqëson vërtet “një burim njerëzor” për një Perëndim “në deficit të shpresës”. Kështu pohoi mes tjerash Benedikti XVI në bisedë me gazetarët në avionin që e çonte në Kotunu, kryeqytetin ekonomik të Beninit.
Për Afrikën “vetëm qëllimet e mira nuk mund të funksionojnë”. Kështu tha mes tjerash Papa Benedikti XVI në takim me gazetarët në avionin që e çon në Benin. “Thuhet e shpesh edhe bëhen punë të mira”, tha Ati i Shenjtë Ratcinger, por duhet të guxojmë më shumë, të bëjmë më tepër, të shkojmë më tej e më larg, duhet edhe të japim e jo vetëm të marrim”.
Për Afrikën, shtoi Papa, janë bërë aq shumë konferenca ndërkombëtare e nisma të paqes, “e shohim se fjalët dhe synimet mbesin më të mëdha se sa realizimet”. E kjo për arsye se “përtëritja e rindertimi kërkon të shkojmë përtej egoizmit, të jemi ndihmë për të afërmin”. “Është lehtë të flasësh – shtoi Papa- por shumë më vështirë është të realizosh”. Afrika ka “probleme të mëdha, siç ka edhe e tërë bota probleme e vështirësi”. Mirëpo “në Afrikë ekziston aspekti njerëzor i freskët e kontinenti tregon se ka burime jete e gjallërie për një të ardhme në të cilën mund të shpresojmë më të mirë”. Kështu pohoi akoma Papa gjatë fluturimit për në Benin duke shpjeguar para gazetarëve se e konsideron Afrikën një “mushkëri shpirtërore të botës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.