2011-11-18 17:33:26

Lutja e Benediktit XVI në Katedralen e Zojës së Mëshirës


O Nënë e Mëshirës,
ne po të përshëndesim, O Nëna e Shëlbuesit;
të përshëndesim, o Virgjër e lume;
të përshëndesim, Mbretëresha jonë!
Mbretëreshë e shpresës
tregona fytyrën e Birit tënd Hyjnor:
prina në udhët e shenjtërisë;
na e dhuro gëzimin e atyre, që duan t’i thonë ‘po’ Zotit!
O Mbretëreshë e paqes,
Plotësoji dëshirat fisnike të të rinjve afrikanë,
shpresat e fëmijëve, viktima të urisë e të luftës;
paqëtoji zemrat e etura për drejtësi, paqe, pajtim.
O Mbretëreshë e drejtësisë,
na mbush me dashuri bijnore e vëllazërore,
na bëj miq të të varfërvee e të të vegjëlve.
nxirre për popujt e tokës hirin e shpirtit të vëllazërisë!
O Zoja jonë e Afrikës,
ndërmjetëso tek Biri yt hyjnor për shërimin e të sëmurëve,
ngushëllimin e të munduarve, faljen e mëkatarëve;
ndërmjetëso për Afrikën pranë Birit tënd hyjnor
e nxirr për mbarë njerëzimin, hirin e shëlbimit e të paqes!







All the contents on this site are copyrighted ©.