2011-11-18 17:33:39

Katedralja e Zojës së Mëshirës.


Katedralja e Kotonusë ngrihet në qendër të lagjes rezidenciale të qytetit. I kushtohet Zojës së Mëshirës. E ndërtuar në vitin 1901 pranë Urës, që njihet me emrin “Ancient Pont” apo Ura e vjetër e kryeqytetit, dallohet nga larg prej vijave bardh e kuq, që mbulojnë gjithë ndërtesën, dhe prej dy kullave binjake, të lyera me të njëjtat vija e të njëjtat ngjyra. Është selia e Kryedioqezës së Kotonusë, drejtuar nga kardinali Gantin nga viti 1960, deri në vitin 1971. Mund të zërë 800 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.