2011-11-18 15:53:47

Irak: 8 të vdekur në atentate të ndryshme


Tetë persona, mes të cilëve katër anëtarë të një familjeje e një polic, kanë vra e 14 të tjerë janë plagosur në një sërë atentatesh me bomba që ndodhën sot në Irak. Një burim i policisë nga provinca e Anbarit njofton që gruaja dhe tre fëmijët e polici kanë vdekur nga shpërthimi i dy bombave që shpërthyen afër shtëpisë së tij, sipas gjasës nga elemente të Al Kajdes, në Saklavija, në veri të Faluzhës. Një tjerë ka mbet i plagosur. Në momentin e shpërthimit polici nuk qe në shtëpi.







All the contents on this site are copyrighted ©.