2011-11-18 18:23:42

Disa data të jetës së Kishës Katolike në Benin


1644 – 1688: Njëri pas tjetrit, vijnë 3 misione fretërish kapuçinë nga Bretanja, nga Kastilja dhe nga Belgjika, si edhe një mision i katërt fretërish domenikanë. Shumica e misionarëve sëmuren dhe vdesin, ndërsa të mbijetuarit e paktë, të luftuar nga tregtarët e skllevërve dhe të penguar nga priftërinjtë vudù, detyrohen të kthehen në Evropë.
1860: Ngrihet Vikariati Apostolik i Dahomeit.
1861 (18 prill): Me ftesën e etërve të parë të Shoqërisë së Misioneve Afrikane (S.M.A.) në Ouidah, fillon ungjillëzimi i vendit.
1898: Sinodi i parë i Kishës së Dahomeit.
1909: Shugurimi i katedrales së parë të vendit në Ouidah.
1914: Themelimi i Seminarit të Ouidah. Lind kongregata e parë fetare lokale, Motrat e Vogla Shërbëtore të të Varfërve.
1928: Shugurohet meshtari i parë lokal, atë Thomas Mouléro.
1948, 1954, 1955: Ngrihen respektivisht Prefektura Apostolike e Parakusë, Vikariati Apostolik i Porto-Novos dhe Dioqeza e Kotonusë.
1957: Dekani i Kolegjit Kardinalor, kard. Eugène Tisserant, shuguron, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ipeshkvin e parë të Dahomeit, imzot Bernardin Gantin.
1968: Ling kongregata e dytë lokale, Motrat e Shën Agustinit.
1982: Gjon Pali II në Kotonu (17 shkurt) në kuadrin e Udhëtimit Apostolik në Nigeri, Gabon dhe në Guinenë Ekuatoriale (12 – 19/2/1982).
1993: Udhëtimi i dytë i Gjon Palit II në Benin (3-5 shkurt: Kotonu e Paraku), në fillim të vizitës, që vazhdoi në Uganda dhe në Khartum (3-10/2/1993).
1998: Përurimi i emitentes radiofonike katolike “Zoja e Papërlyer” në Allada.
2011 (10 prill): 150-vjetori i ungjillëzimit të Beninit. Tema e kremtimit jubilar: “150 vjet ungjillëzim: Trashëgimtar dhe ndërtues i së ardhmes, i krishterë, jep arsyet e shpresës, që është në ty”.








All the contents on this site are copyrighted ©.