2011-11-17 16:39:19

Parlamentarët britanikë takohen me ipeshkvin katolik të Kosovës


Ipeshkvi katolik i Kosovës, imzot Dodë Gjergji priti sot në selinë ipeshkvnore në Prishtinë delegacionin e Unionit Ndër Parlamentar të Britanisë së Madhe, i cili po viziton Kosovën, të kryesuar nga Lord Bowness. Gjatë një bisede të përzemërt, u diskutua për proceset aktuale në vend, me një theks të veçantë tek roli i institucioneve fetare për ndërtimin e një Kosove në paqe, tolerancë dhe mirëkuptim.
Delegacioni i Britanisë së Madhe u interesua në mënyrë të veçantë për qendrimin e Kishës katolike lidhur me proceset politike, demokratike dhe shoqërore në vend.
Ndërsa imzot Dodë Gjergji foli për rëndësinë që ka pasur dhe ka Kisha katolike në funksion të dialogut, mirëkuptimit dhe tolerancës në Kosovë. Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit shtruan shumë çështje lidhur me marrëdhëniet mes bashkësive fetare në Kosovë, si dhe për qëndrimin që ka Kisha katolike ndaj sfidave me të cilat përballet Kosova dhe shoqëria e saj. Më tepër nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj..................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.