2011-11-17 11:31:11

Lutja e Benediktit XVI drejtuar Zojës së Bekuar, Pajtore e Afrikës


O Shën Mari, Nënë e Zotit, Pajtore e Afrikës,
ti i dhurove botës dritën e vërtetë, Jezu Krishtin.
Me bindjen tënde ndaj Atit e përmes hirit të Shpirtit Shenjt,
na dhurove burimin e pajtimit tonë e të drejtësisë sonë,
paqen e gëzimin tonë.
Nënë e ëmbëlsisë dhe e urtisë, na e trego Jezusin,
Birin tënd e Birin e Hyjit,
na ndihmo në rrugën e pendimit,
që Jezusi të rrezatojë mbi ne dritën e lavdisë së Tij,
e të na e ndriçojë jetën personale, familjare, shoqërore.
Nënë e Mëshirës dhe e Drejtësisë,
që iu nënshtrove butësisht Shpirtit Ngushëllues,
na e nxirr hirin të jemi dëshmitarë të Krishtit të Ngjallur,
e të bëhemi gjithnjë më shumë kripë e tokës e dritë e botës.
Nënë e Ndihmës së Përhershme,
ndërmjetësimit tënd amtar ia besojmë
përgatitjen dhe frytet e Sinodit II për Afrikën.
Mbretëreshë e paqes, lutu për ne!
Zoja jonë e Afrikës, lutu për ne!
Yaoundé, 19 mars 2009.







All the contents on this site are copyrighted ©.