2011-11-15 15:40:40

Mesazhi i Papës për “Oborrin e takimit me jobesimtarët", në Tiranë.


“Një rast i çmuar takimi e ballafaqimi, për të ecur së bashku drejt së vërtetës”. Kështu e quan Papa, në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, nismën e Oborrit të takimit me jobesimtarët, organizuar nga Këshilli Papnor i Kulturës për dialogun me botën laike, i cili që dje nisi etapën e re, në Tiranë.
U prit me gëzim, përshëndetja e Atit të Shenjtë, lexuar nga nunci apostolik në Shqipëri, imzot Ramiro Molinari Ingles. Përmes këtij mesazhi festiv, Benedikti XVI i përshëndeti përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje krejt të re për Shqipërinë, duke u shprehur edhe afërsinë e vëmendjen e tij. Janë shumë të çmuara – shkruan Papa në mesazh - çastet e takimit e të ballafaqimit në Oborrin e hapur për të dialoguar, për të përtëritur impenjimet e për të ecur së bashku drejt së vërtetës. “Në çka beson, ai që nuk beson”- kësaj pyetjeje, që është edhe temë e takimit, vijojnë t’i përgjigjen edhe shqiptarët, duke përballuar, kështu, sfidat e shoqërisë post-ateiste e post-moderne, e cila u ka shkelur prej kohe në prag, ngarkuar me pyetje, në pritje të përgjigjeve të drejta.

EMINENCËS SË TIJ KARDINALIT GIANFRANCO RAVASI,
KËSHILLI PAPNOR I KULTURËS
QYTETI I VATIKANIT


ME RASTIN E TUBIMIT NË TIRANË NË KUADRIN E “OBORRIT TË TAKIMIT” ME TEMËN “NË ÇFARË BESON AI QË NUK BESON?”, ATI I SHENJTË BENEDIKTI XVI DËSHIRON T’U DËRGOJË TË GJITHË PJESËMARRËSVE NË TAKIM NJË PËRSHËNDETJE TË PËRZEMËRT, SI SHENJË E AFËRSISË DHE E PËRKUJDESIT TË TIJ. NDRYSHIMET E THELLA QË KARAKTERIZOJNË SHOQËRINË SHQIPTARE, SI DHE SHUMË KOMUNITETE TJERA TË EUROPËS, JO VETËM NË RRAFSHIN SHOQËROR DHE EKONOMIK, POR SIDOMOS NË RRAFSHIN KULTUROR, TË SHËNUARA SHPESH NGA TUNDIMI I RELATIVIZMIT, I INDIVIDUALIZMIT, I PASURIMIT DHE I KONSUMIT, KËRKOJNË NJË NDRYSHIM TË THELLË TË IDEVE DHE RIKTHIM TË VLERAVE THEMELORE, QË PËRBËJNË THEMELIN E VEPRIMIT NJERËZOR DHE QË E NDËRTOJNË SHOQËRINË. NË KËTË KONTEKST JANË TË ÇMUESHME RASTET E DIALOGUT, MOMENTET E TAKIMIT E TË BALLAFAQIMIT, SIKURSE “OBORRI I TAKIMIT”, NË TË CILAT PËRTËRIHET ANGAZHIMI PËR TË ECUR SË BASHKU DREJT SË VËRTETËS DHE NXITET NJË RIPËRTËRITJE, E CILA DUHET TË PREKË PARA SË GJITHASH ZEMRËN E NJERIUT, NGA KU BUROJNË VEPRAT E MIRA OSE TË KËQIJA. SHENJTËRIA E TIJ, NDËRSA URON PUNË TË MBARË, U DËRGON ME GJITHË ZEMËR PJESËMARRËSVE NË TAKIM BEKIMIN E TIJ.

KARDINAL TARCISIO BERTONE SEKRETAR I SHTETIT

Nga Vatikani, më 12 nëntor 2011








All the contents on this site are copyrighted ©.