2011-11-15 16:18:07

Imzot Tomazi në OKB-në e Gjenevës: bombat copëtuese, plagë e hapur, në dëm të së drejtës humanitare.


Është e papranueshme të rrimë duar kryq e të shikojmë sesi bombat copëtuese mbysin mijëra njerëz të pafajshëm, duke krijuar rrezikun e dobësimit të normave të së drejtës humanitare, hartuar për mbrojtjen e civilëve. E theksoi këtë kryeipeshkvi Silvano Maria Tomazi, vëzhgues i Selisë së Shenjtë në OKB-në e Gjenevës, duke folur dje në Konferencën për rishikimin ose kufizimin e përdorimit të armëve të zakonshme, shumë të dëmshme e me pasoja shkatrrimtare.
Selia e Shenjtë është e zhgënjyer nga qëndrimi, që vijon të mbahet, lidhur me temën e zhdukjes së këtyre bombave të tmerrshme, që njihen me epitetin ‘copëtuese’, pikërisht për efektin e tyre mbi viktimat. Pavarësisht nga hapat pozitive të organizmit të OKB-së, pohoi prelati, nuk është arritur akoma marrëveshja për qëndrimin kundër armëve copëtuese, që çon edhe në forcimin e mbrojtjes civile nga kjo kategori armësh. Në një situatë të pasigurtë ndërkombëtare e në një botë të shqetë, e drejta ndërkombëtare mbetet e pashmangëshme për sigurinë e njerëzimit. E duhet punuar, për të mënjanuar rrezikun, që kjo e drejtë të dobësohet. Është detyrë e Konferencës së OKB-së t’i mbrojë popullsistë civile, përfundoi prelati, sepse mbi aftësitë e saj bazohet respektimi i dispozitave të së drejtës humanitare ndërkombëtare si dhe forcimi i mëtejshëm i tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.