2011-11-15 16:17:53

Imzot Adriano Bernardini, Nunc i ri apostolik në Itali dhe në Republikën e San Marinos.


Është ipeshkvi 69 vjeçar, Adriano Bernardini, nunci i ri apostolik në Itali e në Republikën e San Marinos, emëruar nga Benedikti XVI. Deri tani, kur u caktua në detyrën e re, prelati ishte nunc apostolik në Argjentinë.
Nunci apo Ambasadori i ri i Papës në Itali, imzot Bernardini ka 69 vjeç, ka lindur në Pian di Meleto (Pesaro) më 13 gusht 1942. Është shuguruar meshtar më 31 mars 1968, për dioqezën e Romës. Ka hyrë në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë më 3 dhjetor 1973.
Më pas ka shërbyer në përfaqësitë papnore diplomatike në Pakistan, Angolë, Japoni, Venezuelë e Spanjë. Ka qenë emëruar me detyrë pune në Nunciaturën apostolike në Kinë (Tajvan) më 7 janar 1989. Më 20 gusht 1992 bëhen Nunc në Bangladesh dhe emërohet kryeipeshkëv. Nga 15 qershori 1996 ka qenë Nunc në Tajlandë, Singapor, Malajzi e Brunei. Më 26 prill 2003 qe emëruar Nunc apostolik në Argjentinë. Imzot Bernardini flet gjuhën franceze, angleze, spanjolle e portugeze e natyrisht atë italiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.