2011-11-15 16:21:45

Dita dytë e takimit ‘Oborri i jobesimtarëve’ në Tiranë. Kardinali Ravasi takon intelektualët shqiptarë


Sot me 15 nëntor, në ditën e dytë të pranisë në Tiranë të takimit ‘Oborri i jobesimtarëve’, nismë e Këshillit Papnor për Kulturën, kardinali Gianfranco Ravasi u takua me botën intelektuale të Shqipërisë në dy Universitete të Tiranës.
Takimi e dialogu u mbajt me personalitete të ndryshme shqiptare në fushën e kulturës, të politikës, të diplomacisë, të ekonomisë dhe të drejtësisë, para dite në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ndërsa pasdite në Universitetin Evropian të kryeqytetit. Kujtojmë se tema kryesore e ‘Oborrit me jobesimtarët’ apo siç quhet në Tiranë ‘Oborri i takimit’ është: “Në çka beson kush nuk beson?”, ndërsa bashkëbiseduesit e kardinalit Ravasi kanë trajtuar tema të ndryshme por që në një farë mënyre trajtojnë apo prekin përmasën shpirtërore të jetës së njeriut në shoqërinë bashkëkohore dhe rolin e fesë apo të besimit në Zotin.
Po ja hollësisht edh programi i ditës së sotme që pat kardinali Ravasi në Tiranë në kuadrin e nismës “Oborri i takimit me jobesimtarët”.
10.00 – 11.30 Takim në Universitetin Shtetëror të Tiranës –
Besimtarë e jobesimtarë përballë sfidave të shoqërisë postmoderne
10.00 Prof. Dhori Kule, Rektor dhe kard. Gianfranco Ravasi Kryetar i këshillit Papnor të Kulturës, bashkëkryesojnë takimin dhe përshëndesin
10.10 Kard. Ravasi – Paraqet temën
10.30 Besnik Mustafaj, ish ministër i jashtëm dhe ish ambasador në Paris: Përmasat shpirtërore të mbijetesës së identitetit shqiptar
10.50 Dr. Mark Marku, docent universitar, deputet: Feja në kushtet e mungesës së institucioneve fetare. Reflektime mbi rastin shqiptar
11.10 Pyetje dhe diskutime, moderuar nga Ass. Prof. Dr. Dhurata Shehri, Universiteti i Tiranës.
11.30 Përmbyllja e takimit

16.00 – 18.00 Takimi pranë Universitetit Evropian të Tiranës – Aula Magna
16.00 Dr. Teuta Dobi, Presidente UET dhe kard. Gianfranco Ravasi Kryetar i këshillit Papnor të Kulturës, bashkëkryesojnë takimin dhe përshëndesin
16.10 Kard. Ravasi – Paraqet temën
16.30 Prof. Adrian Civici, Drejtor i Shkollës së Doktoraturës UET: Ndikimi i krizës globale në çështjet etike të ekonomisë
16.50 Prof. Fatos Tarifa, Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe Politike UET: Liria e besimit, pluralizmi i sferës publike dhe totalitarizmi ideologjik
17.10 Prof. Luan Omari, Akademik: Disa çështje etike dhe sociale në lidhje me besimin në Shqipëri
17.30 Pyetje dhe diskutime, moderuar nga prof. Ardian Ndreca, docent i Historisë së Filozofisë Moderne dhe Drejtor i Institutit për Studimin e Ateizmit (I.S.A.) pranë Universitetit Papnor Urbaniana në Romë.
18.00 Përmbyllja e takimit
Më hollësisht mbi zhvillimin e ditës së dytë të “Oborrit të takimit me jobesimtarët” nga Tirana na njofton Klaudia Bumçi....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.