2011-11-14 18:08:47

Ministri shqiptar i kulturës Bumçi: Shqipëria shembull pozitiv i bashkëjetesës ndërfetare për botën.


Ministri i turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve të Shqipërisë, Aldo Bumçi priti sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Papnor për Kulturën, kardinalin Granfranco Ravasi, në kuadrin e nismës së këtij dikasteri papnor me “Oborrin e takimit me jobesimtarët” që për dy ditë me radhë dëshiron të takohet e të dialogojnë me rininë dhe botën kulturore të Shqipërisë mbi përmasën shpirtërore në jetën e njeriut dhe në shoqëri si dhe argumente tjera lidhur kontributin që feja dhe arsyeja mund dhe duhet t’i japin shoqërisë bashkëkohore. Ministri shqiptar falënderoi kardinalin Ravasi për vizitën e tij në Tiranë dhe urojë që edhe në të ardhmen Vatikanit të zgjedhë Shqipërinë si vend për takime ndërfetare. Po më hollësisht të dëgjojmë ministrin shqiptar të kulturës në mikrofonin e Klaudia Bumçit.... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.