2011-11-11 13:43:39

Kard. Ravasi me ‘Oborrin e jobesimtarëve’ në Tiranë për të takuar e dialoguar me intelektualët


Presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën, hirësia e tij kardinali Gianfranco Ravasi në kuadrin e nismës së tij të ‘Oborrit apo të takimit me jobesimtarët” këtë fillim jave që vjen do të jetë në Tiranë për t’u takuar me botën intelektuale të Shqipërisë.
Vizita e ministrit të kulturës të Selisë së Shenjtë do të nisë nga oborri i Katedrales së Palit në Tiranë ku do të mbahet takimi me të rinjtë e të gjitha besimeve mbi punën, përshpirtërinë dhe mediat. Vizita e kardinalit Ravasi do të vijojë me një takim me ministrin shqiptar të kulturës, zotin Aldo Bumçi, me përfaqësues të komuniteteve fetare të Shqipërisë.
Dita e dytë e vizitës më 15 nëntor do ti kushtohet takimit e dialogut me botën e kulturës së Shqipërisë që do të mbahet në Universitetin Shtetëror të Tiranës para dite dhe në Universitetin Evropian të Tiranës, pasdite. Tema kryesore e nismës së ‘Oborrit me jobesimtarët’ apo siç quhet në Tiranë ‘Oborri i takimit’ është: “Në çka beson kush nuk beson?” Më hollësisht të dëgjojmë Irene Margariti në mikrofonin e Radio Vatikanit........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.