2011-11-09 14:46:55

Në audiencën e përgjithme, të pranishëm edhe familjarët e viktimave të aksidentit ajror të Smolenskut.


Në audiencën e sotme të përgjithshme ishte i pranishëm edhe një grup familjarësh të viktimave, që humbën jetën në aksidentin ajror të Smolenskut, në Rusi. Është fjala për ngjarjen e hidhur të 10 prillit 2010, me jehonë në mbarë botën, edhe pse pati si pasojë vdekjen e presidentit Lek Kaçinski dhe të një delegacioni të madh polak.
Familjarët e viktimave i dorëzuan bashkëpunëtorëve të Papës një letër dhe një shportë me dhe nga vendi ku gjetën vdekjen prijësit e shtetit polak.
Por nuk pati vetëm çaste të trishtuara, audienca e sotme. Si zakonisht, Sheshi i Shën Pjetrit u mbush edhe me tinguj gazmorë. Ishin tingujt e pjesëve muzikore, që luajti për nder të Papës, Banda e Granatierëve të Sardenjës. Benedikti XVI i falënderoi përzemërisht për muzikën e bukur.







All the contents on this site are copyrighted ©.