2011-11-09 14:46:41

Benedikti XVI merr titullin Qytetar Nderi i Komunës së Alto Adige.


Në përfundim të adiencës së sotme të përgjithshme, në një nga mjediset e Sallës së Palit VI, Papës iu dorëzua titulli “Qytetar nderi i Komunës së Natz-Schabs/Nas-Sciaves”, në provincën e Bolzanos.
E pikërisht në fraksionin e Raas/Rasa lindën Elizabeth Maria Tauber (1832) si dhe Maria Tauber-Peintner(1855) përkatësisht stërgjyshja dhe gjyshja nga ana e nënës, domethënë nënëdaja e Papës Racinger.
Në ceremoninë e dorëzimit të qytetarisë së nderit, mori pjesë një delegacion i Komunës, kryesuar nga Kryetari i Bashkisë, Peter Gasser.







All the contents on this site are copyrighted ©.