2011-11-07 17:37:10

Udhëtimi Benediktit XVI në Benin më 18 nëntor është i dyti shtegtim papnor në Afrikë


“Shtegtimi i Papës në Benin në Afrikë nga 18 deri më 20 nëntor 2011është një ngjarje e madhe, që po i mobilizon të gjithë qytetarët, pavarësisht nga feja së cilës i përkasin”. E mësojmë këtë nga misionarët kombonianë të famullisë së Shën Françeskut të Asizit, në Cotonou, kryeqytet i vendit afrikan. Kudo tashmë ndjehet fort atmosfera e gëzimit dhe e gatishmërisë për një pjesëmarrje sa më masive gjatë gjithë vizitës, që pritet me padurim e shikohet si bekim, pohojnë në agjencinë Misna rregulltarët. Benedikti XVI do të jetë në Benin nga 18 deri më 20 nëntor, për të dorëzuar Nxitjen Apostolike të Sinodit II të Afrikës, me temë “Kisha afrikane në shërbim të pajtimit e të paqes”, mbajtur në Vatikan në tetor 2009.
Do të jetë shtegtimi II i Papës në Afrikë, pas atij të marsit 2010, në Kamerun e Angolë. Vizita përkon me 150-vjetorin e pranisë katolike në vend e në Afrikën perëndimore, si dhe me 40-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet qeverisë benineze dhe Selisë Apostolike.
Misionarët kombonianë, të impenjuar në veprimtarinë e sensibilizimit e të informacionit për vizitën e Papës, kryejnë misionin në një vend me shumicë myslimane, ku sundojnë besimet tradicionale.
24% e popullsisë është katolike. Kisha është e pranishme me dhjetë dioqeza e 312 famulli.
“Duke zgjedhur vendin tonë për këtë shtegtim, Papa i bën nder Kishës në Benin dhe pohon se përfaqëson një pikë referimi për mbarë zonën, duke e shikuar si Kishë me prirje të fuqishme misionare përtej vendit”, shpjegojnë misionarët kombonianë, dhe saktësojnë se ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare në vend, ndjehet fort atmosfera e bashkëjetesës dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer.







All the contents on this site are copyrighted ©.