2011-11-07 12:26:05

Shqiptarja dhe dy vogëlushet e saj, që u mbytën në Gjenovë, kthehen në Shqipëri


Dhoma numër 7 e morgut të spitalit “Shën Martini” në Gjenovë të Italisë mbeti e mbushur plot deri në minutin e fundit, deri para nisjes për në Shqipëri të Shpresës 28 vjeçare dhe të dy vajzave të saj, Xhoja 8 vjeçare dhe Janisa njëvjeçare. Tri arkivole, shumë zambakë të bardhë dhe një turmë e ngashëryer me shqiptarë e italianë, që u dhanë përshëndetjen e fundit viktimave shqiptare të përmbytjes së 4 nëntorit në Gjenovë, për të cilën foli dje edhe Papa Benedikti XVI. Sot paradite, arkivolet janë transportuar për në Shënkoll të Lezhës, ku jeton familja e Flamur Djalës, të shoqit të Shpresës, mbetur brenda një çasti të vetëm, pa familje. Uji i përfshiu të trija ndërsa po përpiqeshin të strehoheshin në një pallat. Së bashku me to, edhe tri viktima të tjera, një vajzë 19 vjeçare dhe dy gra, 40 e 50 vjeçare.








All the contents on this site are copyrighted ©.