2011-11-04 18:52:25

Zhvillimi të kushtëzohet nga ambienti e nga pabarazitë: paralajmërim i OKB-së në Raportin 2011


Ambienti dhe varfëria, në Raportin mbi zhvillimin njerëzor, që OKB-ja paraqiti këto ditë në Kopenhagen. Norvegjia, në vend të parë e Republika Demokratike e Kongos, në vend të fundit në klasifikimin e hartuar mbi bazën e treguesve të shëndetësisë, të arsimit e të barazisë burrë-grua. Shqipëria rreshtohet në vendin e 70-të.
Programi i OKB-së për Zhvillimin (PNUD-i) e titullon raportin e tij vjetor: “Qëndrueshmëria dhe barazia: një e ardhme më e mirë për të gjithë”. Për të ngadalësuar ndryshimet e klimës, thekson raporti, duhet të reduktohen pabarazitë brenda e ndërmjet vendeve. Fushat janë të shumta: shëndetësia, edukimi, mundësitë që u jepen burrave e grave, së bashku me kriteret për prodhimin e energjisë e për mbrotjen e ekosistemeve.
Raporti vë në dukje disa të dhëna: 1 miliard e gjysëm persona janë jashtë rrjetit elektrik, shpërndarja e të ardhurave është keqësuar. Edhe OKB-ja mbështet vendosjen e taksës për transaksionet financiare, për të siguruar fonde për zhvillimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.