2011-11-04 18:51:57

Kontraste të forta ndërmjet administratës së SHBA-së dhe Kishës Katolike për abortin dhe kontrollin e lindjeve


Kësaj radhe, ndeshjen me administratën shtetërore amerikane, Kisha Katolike e vendit e pagoi me shkurtimin e fondeve për Zyrën e saj të Emigracionit e për Shërbimin e Refugjatëve, nga ana e Departamentit për Shëndetin dhe Shërbimet Shoqërore. Pezullohet pra, financimi i vitit 2006 për qendrat, ku Konferenca Ipeshkvnore Amerikane strehon refugjatët dhe lufton plagën e trafikut të njerëzve. Gjatë vitit 2010, në këto qendra kanë kaluar 28% e refugjatëve të ardhur në SHBA-të.
Nga këto shifra, është e vështirë të kuptohet shkaku i pezullimit të financimeve, por fondet u janë dhënë organizatave të tjera, sepse qendrat katolike – në linjë me mësimet e Magjisterit të Kishës – nuk kanë pranuar të vendosin në listën e shërbimeve të tyre, abortin dhe furnizimin me kontraceptivë. I ashpër, reagimi i ipeshkvijve, të cilët deklarojnë se mund ta hedhin shtetin në gjyq për diskriminimin me bazë fetare. Për t’u vënë në dukje se një komision i pavarur i Departamentit, në raportin e vet, i konsideron qendrat katolike më të kualifikuara se organizatat e tjera dhe për këtë arsye, kundërshton vendimin për t’i financuar. Komisioni denoncon këtë politikë të padrejtë në media dhe e ka çuar çështjen para Inspektorit të përgjithshëm të Departamentit.







All the contents on this site are copyrighted ©.