2011-11-04 18:53:26

Kardinali Mahoni: çarmatimi bërthamor, detyrë morale


Eliminimi i arsenalit bërthamor në botë është një sfidë e vështirë, por liderët ndërkombëtarë duhet ta pranojnë: ky ishte në thelb, fjalimi që mbajti kardinali Roxher Majkëll Mahoni në seminarin e Institutit “Krok” të Universitetit “Notre Dame” në Los Anxheles, ku mori pjesë edhe ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Uiliam Perri. Çarmatimi bërthamor, nënvizoi kardinal Mahoni është detyrë morale. Kisha Katolike nuk mund ta pranojë pikpamjen, sipas së cilës, armatosja bërthamore shërben për të ruajtur gjendjen aktuale, bazuar në politikën e frikës nga një luftë e mundshme atomike. Kjo është moralisht e papranueshme, përfundoi kardinal Mahoni.







All the contents on this site are copyrighted ©.