2011-11-03 13:03:48

Papa emëron rektorin e Universitetit ‘Angelicum’ ipeshkëv të ri të Lozanës,Gjenevës e Friburgut


Benedikti XVI ka emëruar teologun domenikan Charles Morerod, rektorin aktual të Universitetit Papnor Shën Tomës së Akuinit në Romë, ipeshkëv të ri të Lozanës, Friburgut e Gjenevës, tri qytete të Zvicrës të bashkuara në një dioqezë të vetme të rëndësishme me 700 mijë besimtarë katolikë. Ipeshkvi i ri, imzot Charles Morerod, pesëdhjetëvjeçar, është me prejardhje nga e njëjta dioqezë e ka studiuar në Fakulltetin e njohur të Teologjisë në Universitetin e Friburgut, i cili tani do të varet drejtpërdrejt nga ai. Në SHBA-së qe qenë drejtor i Catholic Studies Roman Program i University of St. Thomas in Minnesota. E në prill të vitit 2009 është emëruar sekretar i përgjithshëm i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar e Këshilltar i Kongregatës së Vatikanit për Doktrinën e Fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.