Kryeipeshkvi i Kanterburi-t: fryma e Asizit i larton shpirtërat
Reagime pozitive në mbarë botën, lidhur me Ditën e reflektimit e të lutjes për paqe
në Asizi. 25 vjet pas takimit, organizuar nga Gjon Pali II, Benedikti XVI deshi ta
përsërisë këtë takim, duke ftuar edhe jo besimtarë. Ndërmjet liderëve fetarë, të pranishëm,
ishte edhe primati i Bashkimit anglikan, kryeipeshkvi i Kanteburi-t, Rouan Uiljams,
i cili flet për atmosferën, që gjeti në Asizi: Përgjigje: - The atmosphere
was simply very joyful … Atmosfera ishte shumë e gëzuar. Më duket se
është fryma e Asizit në tërësinë e vet, ajo që i larton shpirtrat. Më dukej sikur
shikoja një “dritë”, ose më mirë, sikur ndjeja një cikje të shpirtit të lirisë,që
rrihte flatrat mbi këtë ditë...
Pyetje: - Si i komentoni fjalët
e Papës, posaçërisht kur tha se terrorizmi dhe mohimi i Zotit janë dy rreziqet më
të mëdha për botën tonë?
Përgjigje: - I thought it was really very interesting
…Mendova se ishte tepër interesante që Benedikti XVI, me stilin e tij tipik,
bëri një analizë vërtet të thelluar mbi format e ndryshme të mohimit të Zotit si dhe
mbi format e ndryshme të dhunës. Besoj se ajo që dëgjova, ishte në përkim të plotë
me atë, që mendonin shumë njerëz, me të cilët fola në Asizi: domethënë, se mohim i
Zotit, në fund të fundit, do të thotë edhe mohim i vetë njerëzimit, e se, po kërkove
një njeridashje të vërtetë, kjo duhet të ketë në krye pikërisht Zotin! Pa Zot, kemi
fenë humaniste të zbrazët të terrorizmit, e humanizmin e zbrazët fetar të shekullarizmit.
Asnjëra nga këto dy gjëra nuk është e mirë për botën tonë.