2011-11-03 17:06:24

Bill Gates: nuk duhet t'i braktisim të varfërit


Bill Gates, miliarderi amerikan i Microsoft-it, shkandullohet që në shekullin XXI, akoma ka njerëz që vuajnë nga uria. Në ditën e Takimit të G20-ës, në të cilin mori pjesë, i ftuar nga presidenti francez Sarkozì, Gates sqaron se Banka Botërore ka treguar tashmë se investimi më i mirë për të zvogëluar varfërinë është zhvillimi i bujqësisë. Vërtet, 77% e më të varfërve të planetit janë bujq. Kreu i firmës më të madhe të kompiuterave në botë paraqet në G20-ën një raport për financimin e zhvillimit, të cilin ia ka porositur presidenti francez. Objektivi për zhdukjen e varfërisë duhet të jetë dyfishimi i prodhimit bujqësor në Afrikë, ku “revolucioni i gjelbër”, që solli zhvillim të jashtëzakonshëm në Azi, akoma nuk ka arritur. Por duhet kohë dhe investime. G8-a e vitit 2009 u impenjua të jepte 22 miliard dollarë me ndihma për sigurinë ushqimore. Deri tani, është dhënë vetëm gjysma e kësaj shifre, vëren Bill Gates. Megjithë krizën e bilanceve, që po kalojnë të mëdhenjtë e botës, është e rëndësishme që premtime si këto të mbahen e sidomos të mos penalizohen programet në fushën e bujqësisë, përfundon miliarderi amerikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.