2011-11-02 12:31:40

Thirrje e Benediktit XVI, Takimit të G20: ndihma për të kapërcyer krizën botërore.


Në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur në Sallën e Palit VI, në Vatikan, Papa bëri këtë thirrje, drejtuar Grupit të 20-es:
Më 3 e 4 nëntor - nesër e pasnesër - Krerët e Shteteve e të Qeverive të G.20 do të mblidhen në Cannes, për të shqyrtuar problematikat kryesore, që lidhen me ekonominë globale. Uroj që takimi të japë ndihmesën e vet për kapërcimin e vështirësive të cilat, në nivel botëror, pengojnë përparimin e zhvillimit vërtet të gjithanshëm e njerëzor”.







All the contents on this site are copyrighted ©.