2011-11-02 18:24:37

Pasdite Ati i Shenjtë u lut pranë varreve të papëve, varrosur në Kriptën e Vatikanit.


Në frymën e 2 nëntorit, që ndjehet fort në të katër anët e botës, sot pasdite, në orën 18.00, Benedikti XVI shkoi në Kriptën e Vatikanit, ku u lut për shpirtin e papëve, të varrosur në Bazilikë e edhe për prehjen e të gjithë besimtarëve të vdekur.
Nesër, në orën 11.30, Papa do të kryesojë Meshën në Elterin e Katedrës, në Shën Pjetër, për shpirtin e kardinajve dhe të ipeshkvijve të vdekur gjatë vitit.








All the contents on this site are copyrighted ©.