DE PROFUNDIS 1. Prej ktej s'ultit zâ'n t'a lshova: Vrrimen t'ême, Zot, ndigjoje,
Edhè luten ti veshgjoje, Urë-pervûjtë qi të bâj sod. 2. N'vêsh oroe
per shka gabova, Per shka, i mjeri, vetë t'kam fye, Kush e qet, o Zot,
me tye? Un shpëtimin e pres kot. 3. Por pse ti, o Perendí, Jé mishrira
e pambarueme, E pse un lé kam n'Fé të lume, Ndjesë prej teje sod un pres.
4. Të gjith shpresen në fjalë t'Ti Shpirti i jêm e ka pështetë, Edhè
kurr un per ketë jetë Shpresën m'Zotin nuk e tres. 5. Q'se t'bâjë shêj
në qiellë agimi E dér m'mbramjet vonë e vonë, Shpresën poplli t'két n'Tenzone
Qi dorë-thát t'mjerin s'e kthen. 6. Pse n'Tenzonë gjindet perdlimi,
Gjindet ndjesa edhè mishrira; Edh' Ai, po, qi âsht vetë e mira, Fajesh
popllin e shperblen.
Atë Gjergj Fishta-1924 - përkthim i Psalmit 130/129