2011-10-31 14:46:14

Xhibril: në Libi zbulohen armë bërthamore. Sot përfundon misioni i Natos


Në Libi përfundon sot misioni i Natos, shtatë muaj pas nisjes së sulmeve ajrore, që luajtën një rol të rëndësishëm në rrëzimin e regjimit të Muamer Gedafit, siç pat vendosur javën e kaluar Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, e cilësoi misionin në Libi si “një nga më të suksesshmit në historinë e NATO-s”. Këshilli Kombëtar i Libisë i kërkoi NATO-s, ndërkaq, të vazhdojë operacionin e tij ushtarak deri, të paktën, në fund të këtij viti.
Ndërsa në vend kryeministri në largim Mahmoud Xhibril , dje ka pohuar në Libi janë gjetur armë bërthamore. Sipas tij inspektoret ndërkombëtar pritet të mbërrijnë në fundjave për tu marre me këtë çështje. Libia e re nuk ka interes të zotërojë armë të tilla të shfarosjes në masë, shtoi ai. Javën e kaluar i dërguari i OKB-së për Libinë, Ian Martin, pati bërë të ditur zbulimin e një impianti të padeklaruar armësh kimike.
Ndërkohë vazhdon ikja e djalit të Gedafit, Saif al-Islam, i cili kërkohet nga Gjyqi penal ndërkombëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.