2011-10-31 14:53:35

Në zgjedhjet presidenciale në Kirgizi fiton Atambajev


Kryeministri i Kirgizisë, në Azinë qendrore, Almazbek Atambajev ka fituar zgjedhjen presidenciale në turnin e parë me afër 63% të votave, bënë të ditur presidenti i komisionit zgjedhor në Bishkek. Sfiduesit më të fortë, nacionalisti Kaçimbek Tashijev dhe ish-kryetari i parlamentit, gjithashtu një nacionalist, Adahan Madumarov, fituan rreth 14 për qind të votave. Me këto zgjedhje Kirgizia forcon shndërrimin e saj në një demokraci parlamentare, e vetmja në rajon. Vendi konsiderohet i rëndësishëm në aspektin strategjik. SHBA-ja dhe Rusia kanë në këtë Vend nga një pikëmbështetjet e tyre ushtarake.







All the contents on this site are copyrighted ©.